Politika e Privatësisë

Kompania “Viva Fresh” Sh.p.k. si rrjeti më i madh i shitjeve me pakicë në Kosovë, përveç mbi 105 dyqaneve të vëna në dispozicion të konsumatorëve, po ashtu ka zgjeruar veprimtarinë e saj drejt shërbimit online duke qëndruar përherë pranë vizionit tonë:

“Në të mirë të konsumatorit, gjithmonë një hap para të tjerëve”.

Gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona online, do jetë e nevojshme që ju të ndani disa të dhëna personale me ne, të cilat do trajtohen konform dispozitave të “Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe Rregullores (BE) 2016/679 së Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 27.04.2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave.

Privatësia e përdoruesve të shërbimeve tona online është tejet e rëndësishme, prandaj për përpunimin e të dhënave personale lidhur me qëllimin e caktuar, do jetë e domosdoshme dhënia e pëlqimit tuaj. Ju gëzoni të drejtën e qasjes në të dhënat tuaja, keni të drejtë të kërkoni korigjimin apo plotësimin e tyre, si dhe në çdo kohë mund të kërkoni që të dhëna tuaja të fshihen nëse qëllimi për të cilin janë mbledhur ato është përmbushur.

Të dhënat personale që ne i mbledhim do jenë informata të natyrës identifikuese si: emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa, fjalëkalimi apo të dhëna tjerë shtesë varësisht nga shërbimi që ju shfrytëzoni, dhe qëllimi i mbledhjes së tyre do jetë krijimi i llogarisë personale në website-in tonë apo komunikimi me ju. Ndërsa të dhënat tjera automatike që ne i pranojmë si: lokacioni gjeografik, IP adresa, të dhëna tjera të pajisjeve që ju përdorni, si dhe të dhënat e mbledhura përmes Cookies, do mblidhen me qëllim të administrimit teknik të internetit, personalizimit të reklamave dhe përmbajtjeve që ju shfaqen, si dhe me qëllim të përmirësimit të eksperiencës tuaj gjatë përdorimit të shërbimeve tona online.

Të dhënat tuaja personale do përpunohen vetëm nga personat përgjegjës të autorizuar nga Kompania, ata do sigurohen që të dhënat të mos keqpërdoren dhe të mos shpalosen në mënyrë të paautorizuar tek palët e treta, si dhe do mundësojnë që të dhënat të ruhen në një bazë të enkriptuar të të dhënave, për vetëm aq kohë sa të jetë arritur qëllimi i mbledhjes së tyre.

Të gjitha ndryshimet apo plotësimet eventuale në Politikën e Privatësisë së Kompanisë do publikohen përmes website-it zyrtar të Kompanisë, ndërsa vazhdimi i përdorimit të shërbimeve tona online edhe pas publikimeve të lartcekura, do konsiderohet si pëlqim i dhënë nga ju në mënyrë të heshtur.

Për çdo paqartësi, pyetje apo ankesë eventuale rreth Politikës së Privatësisë së Kompanisë “Viva Fresh” Sh.p.k. si dhe kërkesat për qasje, korigjim, plotësim, transferim ose fshirje të të dhënave tuaja personale, ju lutem mos hezitoni të na drejtoheni përmes emailit:

  1. ZBATIMI I TERMAVE DHE KUSHTEVE

    1. Ne baze te ketyre Termave dhe Kushteve percaktohen të gjitha marrëdhëniet ndërmjet kompanisë dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet platfomes se Viva Fresh Online.
    2. Këto Terma dhe kushte duhet te zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet aplikacionit të Lojalitetit, ne te cilen shfaqen te gjitha te dhenat e percaktuara nga kompania per shitje online, si dhe te gjitha te dhenat e dorzuar nga konsumatori per blerje.
    3. Për produktet/porosite e vecanta, Kompania mundë të parashtroje kushte te ndryshme nga ato normalet, te cilat duhet zbatuar përvec ketyre Termave dhe Kushteve. Ne raste te ketyre percaktimeve klienti do të informohet ne kohe për cdo kushte qe i percaktohet gjate blerjes online.
    4. Kompania permes aplikacionit gëzon të drejtën dhe mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё platformen elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes se produkteve, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër te cilen Kompania e parasheh për nevojat e veta.
    5. Ne raste te shkeljes nga ana e konsumatorit te ketyre kushteve dhe termave te percaktuar nga ana e kompanise per shitje online, kompania mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në platformen elektronike ose aksesin tuaj në aplikacionin e saj.
  2. KRYERJA E POROSISË

    1. Për të kryer një porosi ne Aplikacion, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
    2. Për kryerjen e porosisë, Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
    3. Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe/ose gjatë regjistrimit të tij në Aplikacion, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, numrin e telefonit.
    4. Gjate regjistrimit ne Aplikacion, klienti duhet te jape edhe fjalkalimin. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga Klienti. Kompania nuk ka asnjë përgjegjësi nëse ju e shpërndani atë me të tjerët.
    5. Te dhënat e regjistruara në Aplikacion shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet Kompanise dhe Klientëve.
  3. KONFIRMIMI I POROSISË

    1. Për porosi të veçanta, Kompania ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një njoftimi ne Aplikacion për informacionet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. Kompania ka të drejtën të anulojë një porosi në rast se Klienti nuk paraqet informacionet e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto informacione nuk janë të përshtatshme.
    2. Porosia e Klientit mund të anulohet nga Kompania për çdo arsye, ku ne raste te anulimit do të informohet Klientin përmes emailit apo telefonit.
  4. ÇMIMET – NDRYSHIMET

    1. Cmimet e përcaktuara në Aplikacion të gjitha janë me TVSH.
    2. Në rast te cdo gabimi në lidhje me çmimet apo mungesen e një apo disa produkteve, Kompania do t’ia njoftojë gabimin Klientit dhe do të anulojë/ndryshojë produktin/produktet apo porosinë përkatëse duke e dhene mundesin qe produktet e anuluara te zevendesohen me produktet e tjera ne pajtushmeri me kerkesat e klientit.
    3. Kompania ka të drejtë të ndryshojë çmimet në çdo kohë ne Aplikacion.
  5. PRODUKTET

    1. Klientët informohen në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në Aplikacion. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё Aplikacion është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë. Megjithatë, Klientët kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit të sherbimit online.
    2. Kompania nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në Aplikacion. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë në kohe reale por në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Kompania merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi.
  6. KRYERJA E POROSISË

    1. Gjate procesit te porosise Klienti munde te beje pagesen në momentin e kryerjes së porosisë ( permes bankes ) apo ne momentin e dorzimit te porosise tek Klienti ( para cash, POS ).
    2. Klienti mund të kryejë pagesën me:
      1. Paguaj me para CASH ne EURO
      2. Permes karteles bankare debit/kredit ( Visa/MasterCard )
      3. Permes karteles bankare ne POS terminal
      4. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk ruhen në sistemet menagjuese të Kompanise.
      5. Në rast se Kompania e ka te pamundur për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit per produktet me gramazh, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padorëzuara ne raste te pageses ne momentin e kryerjes se porosise, ne raste te pageses pas dorzimit, Klienti paguan aq sa i eshte dorzuar gramazha e produktit.
  7. PRANIMI I POROSISE

    1. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë
    2. Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në lokacionin e përzgjedhur gjatë kryerjes së porosisë.
    3. Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar apo produktet mungojnë , Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e dorzuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Kompania për zëvendësimin e produktit.
    4. Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e porosise, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Nga ky moment, Klienti nuk mund të kërkojë asnjë kthim apo zëvendësim të produkteve të dorëzuara.
    5. Per cdo vërejtje në lidhje me dorëzimin e porosise, mos përputhja me cilësinë ose sasinë e porositur apo dhe mos korrektesise e stafit te Kompanise, Klienti merr përsipër të njoftojë Kompanin me shkrim, duke specifikuar numrin e porosisë, në adresën: e-mail: shitja.online@vivafresh-rks.com, Tel. 0 800 00123
    6. Në rast se klienti nuk paraqitet për të tërhequr porosinë në lokacionin dhe terminin e zgjedhur nga ai, Kompania do të pres deri në fund të asaj dite dhe pastaj do ta anuloj porosinë, nëse porosia është parapaguar ajo do të rimbursohet në një afat prej 48h per klientet te cilet kane porositur mbrenda vendit, ndersa per klientet te cilet kane porositur jashte vendit rimburesimi do te behet Brenda 2-5 dite.
  8. ANULIMI I POROSISE

    1. Klienti ka të drejtë të anulojë porosinë e tij, në rast mospërmbushjes së afatit të dorëzimit të parashikuar në Pikën 7 më sipër, duke njoftuar me shkrim në adresën: [] ose me e-mail: shitja.online@vivafresh-rks.com, Tel. 0 800 00123.
    2. Për shkak të afatit të shkurt kohor nga konfirmimi i porosise deri tek pranimi nga Klienti, kërkesa për anulim do të merret parasysh nga Kompania vetëm nëse Klienti e rrespektone afatin kohor te percaktuar permes aplikacionit per anulim te porosise.
    3. Në rast se klienti bene anulimin e porosise ne momentin e dorëzimit, Konsumatori do të rimbursohet për pagesën e kryer nepermjet opsioneve bankare, brenda një afati prej 48h per porosi brenda vendit dhe per porosi jashte vendit do te rimbursohet Brenda afatit kohor prej 2-5 dite.
    4. Në rast se konsumatori bën porosi me qëllim të mashtrimit ose dëmtimit ne ju informojmë se Kompania do të marrë masat ligjore dhe do të percjellë rastin ne organet kompetente ( gjykate ).
  9. KTHIMI I POROSISE – PRODUKTIT

    1. Në zbatim të Nenit 4 04/L-121, datë 17.08.2017 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga porosia pa penalizim me arsye (Malli i prishur, mungesa e mallit te porositur, afati i skaduar i mallit porositur), Brenda kohes kur porosia dorzohet nga shoferi.
    2. Produktet e kthyera të mangëta nuk mund të pranohen nga Kompania.
    3. Klientit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të klientit apo me para ne dore (varesisht menyres se pageses qe e ka bere Klienti ), apo ne pajtushmeri me klientin produktet e demtuara te zevendesohen me produktet te tjera.
    4. Produktet promocionale dhe produktet me porosi (ne rast se nuk kane defekte si: afat i skaduar, mungesë te mallit dhe malli i prishur) nuk mund të kthehen nga Klienti në asnjë rast.
  10. MBROJTJA E PRIVATËSISË

    1. Kompania disponon mjetet për përpunimin e të dhënave të Klientëve potenciale dhe të blerjeve në platformen elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në kuptimin e LIGJI Nr. 06/L-082 datë 25.02.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    2. Në lidhje me grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, Kompania i ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
    3. Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Kompania është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht LIGJI Nr. 06/L-082 datë 25.02.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
    4. Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera ndërmjet Kompanis, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Kompanise që mund t’i interesojnë Klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Kompania merr pëlqimin paraprak të Klientit në lidhje me komunikimin e ofertave promocionale në numrin e telefonit personal të Klientit. Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Kompanise.
    5. Të dhënat personale ruhen nga Kompania për përdorimin e shërbimit, vetëm me miratimin paraprak të Klientit.
    6. Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё Aplikacion. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.
    7. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, Kompania duhet tё njoftohet menjёherё.
    8. Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Kompanise ne sistem te llogarisë ose me shkrim në adresën: e-mail: shitja.online@vivafresh-rks.com, ose përmes telefonit pa pagesë 0 800 00123.
  11. SHËRBIMI I KLIENTIT

    1. Per cdo pyetje, ankese ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: përmes CHAT-it në rrjetet sociale, apo në e-mail: shitja.online@vivafresh-rks.com, rrjeteve sociale ose përmes telefonit pa pagesë 0 800 00123.
  12. TE DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

    1. Ky Aplikacion është aplikaconi zyrtar I Kompanise. Të gjitha elementet e përdorura në këtë Aplikacion, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta , Ligji 04/L-065. Ato janë në pronësinë ekskluzive të Kompanise.
    2. Ky aplikacion përdoret sipas kushteve të përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë Aplikaciom vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
  13. JURIDIKSONI

    1. Këto Kushte të Përgjithshme rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
    2. Mosmarrëveshjet ndërmjet Kompanise dhe Klientit në lidhje me zbatimin e këtyre Kushteve të Përgjithshme, do të zgjidhen nga organet kompetente (Gjykata).

Produktet më të fundit

Në Viva Fresh Store gjeni gjithmonë produkte të reja e cilësore nga brende të ndryshme. Ushqimore, pije, të freskëta, higjienë, shtëpiake e tekstil – gjithçka që ju nevojitet, në një vend të vetëm.

Pagesa të sigurta

Në Viva Fresh Store, çdo pagesë kryhet përmes platformave të certifikuara, duke garantuar mbrojtje maksimale të të dhënave dhe transaksioneve tuaja. Blini me qetësi – çdo hap është i sigurt.

Transport i shpejtë

Me flotën më të madhe logjistike në rajon, Viva Fresh Store siguron shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe të besueshme – na ta bimë n’derë t’shpisë!