Politika e Privatësisë
Kompania “Viva Fresh” Sh.p.k. si rrjeti më i madh i shitjeve me pakicë në Kosovë, përveç mbi 124 dyqaneve të vëna në dispozicion të konsumatorëve, po ashtu ka zgjeruar veprimtarinë e saj drejt shërbimit online duke qëndruar përherë pranë vizionit tonë:
“Në të mirë të konsumatorit, gjithmonë një hap para të tjerëve”.
Gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona online, do të jetë e nevojshme që ju të ndani disa të dhëna personale me ne, të cilat do të trajtohen konform dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregullores (BE) 2016/679.
Në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale, Kompania “Viva Fresh” Sh.p.k. është përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja dhe për sigurimin e transparencës dhe mbrojtjes së tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Privatësia e përdoruesve të shërbimeve tona online është tejet e rëndësishme, prandaj për përpunimin e të dhënave personale lidhur me qëllimin e caktuar, mund të jetë e nevojshme dhënia e pëlqimit tuaj.
Përveç rasteve kur përpunimi bazohet në pëlqimin tuaj, të dhënat personale mund të përpunohen edhe mbi baza të tjera ligjore si: ekzekutimi i kontratës, përmbushja e obligimeve ligjore apo interesi legjitim i kompanisë, për aq kohë sa nuk cenohen të drejtat dhe liritë tuaja themelore.
JJu gëzoni të drejtën e qasjes në të dhënat tuaja, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin apo plotësimin e tyre, si dhe në çdo kohë mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen nëse qëllimi për të cilin janë mbledhur ato është përmbushur.
Përveç këtyre, ju keni edhe të drejtën për kufizim të përpunimit, kundërshtim ndaj përpunimit, bartje të të dhënave (portabilitet), si dhe të drejtën për të paraqitur ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Të dhënat personale që ne i mbledhim do të jenë informata të natyrës identifikuese si: emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa, fjalëkalimi apo të dhëna të tjera shtesë varësisht nga shërbimi që ju shfrytëzoni.
Përveç këtyre, ne mund të mbledhim edhe të dhëna teknike dhe të përdorimit, përfshirë adresën IP, identifikues online, të dhëna mbi pajisjen që përdorni, shfletuesin, lokacionin e përafërt, si dhe të dhëna mbi sjelljen tuaj gjatë përdorimit të website-it.
Qëllimi i mbledhjes së të dhënave do të jetë krijimi i llogarisë personale në website-in tonë apo komunikimi me ju.
Të dhënat mund të përpunohen gjithashtu për administrimin teknik dhe sigurinë e website-it, analizimin e përdorimit të tij, përmirësimin e shërbimeve, si dhe personalizimin e përmbajtjes dhe komunikimeve të marketingut, kur kjo lejohet nga ligji.
Ndërsa të dhënat tjera automatike që ne i pranojmë si: lokacioni gjeografik, IP adresa, të dhënat e pajisjeve që ju përdorni, apo të dhënat e mbledhura përmes cookies, do të mblidhen me qëllim të administrimit teknik të internetit, personalizimit të reklamave dhe përmbajtjeve që ju shfaqen, si dhe përmirësimit të eksperiencës tuaj gjatë përdorimit të shërbimeve tona online.
Website-i ynë përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionimin e tij, analizimin e trafikut dhe për qëllime marketingu. Cookies mund të klasifikohen si cookies thelbësore, funksionale, analitike dhe marketingu.
Cookies që nuk janë thelbësore për funksionimin e website-it përdoren vetëm pas marrjes së pëlqimit tuaj paraprak, të lirë, specifik dhe të informuar përmes njoftimit në hyrje të faqes (Cookie Banner).
Për informata më të detajuara lidhur me cookies, përfshirë llojet, qëllimin dhe kohëzgjatjen e tyre, ju lutem referojuni Politikës së veçantë për Cookies.
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm nga personat përgjegjës të autorizuar nga Kompania, të cilët do të sigurohen që të njëjtat të mos keqpërdoren dhe të mos shpërndahen tek palët e treta në mënyrë të paautorizuar.
Të dhënat mund të ndahen me kategori të caktuara të marrësve, përfshirë ofruesit e shërbimeve teknike dhe IT, ofruesit e shërbimeve analitike dhe marketingut, si dhe autoritetet publike kur kjo kërkohet me ligj.
Në raste të caktuara, të dhënat tuaja mund të transferohen jashtë Republikës së Kosovës, vetëm në përputhje me kërkesat ligjore dhe me masa të përshtatshme mbrojtëse.
Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimit të përpunimit, për respektimin e obligimeve ligjore dhe për mbrojtjen e të drejtave të kompanisë, ndërsa të dhënat e mbledhura përmes cookies ruhen sipas afatit të secilit cookie.
Kompania zbaton masa të arsyeshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale nga qasja e paautorizuar, humbja apo keqpërdorimi.
Të gjitha ndryshimet apo plotësimet eventuale në Politikën e Privatësisë së Kompanisë do të publikohen përmes website-it zyrtar të Kompanisë.
Vazhdimi i përdorimit të shërbimeve nuk do të konsiderohet si pëlqim i vlefshëm për përpunimet që kërkojnë pëlqim sipas ligjit, dhe në këto raste pëlqimi do të kërkohet në mënyrë aktive dhe të qartë.
Për çdo paqartësi ose pyetje që mund të keni rreth Politikës së Privatësisë së Kompanisë “Viva Fresh” Sh.p.k. apo kërkesë për qasje, korrigjim, plotësim apo fshirje të të dhënave tuaja personale, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes emailit: info@vivafresh- rks.com.