Politika e Transportit

Kompania jonë ofron shërbime të transportit me qëllim që klientët të përfitojnë një eksperiencë të këndshme dhe të shpejtë gjatë porosive online.

“Transporti i sigurt dhe i shpejtë drejt derës suaj.”

Shërbimi ynë i transportit është i ndarë sipas lokacioneve dhe kushteve që garanton mbërritjen e porosive në kohë dhe në gjendje të shkëlqyer.

  1. KUSHTET E TRANSPORTIT

    1. Shërbimi i transportit është i disponueshëm për të gjitha porositë e kryera nëpërmjet platformës sonë online.
    2. Transporti realizohet brenda 24-48 orëve për porositë që kryhen brenda qytetit dhe 2-5 ditë pune për porositë jashtë qytetit.
    3. Për disa zona rurale, koha e dorëzimit mund të zgjasë më shumë për shkak të distancës.
    4. Pagesa e transportit mund të bëhet në momentin e dorëzimit ose përmes pagesës online gjatë blerjes.
  2. KOSTOT E TRANSPORTIT

    1. Kostoja e transportit varion në bazë të lokacionit dhe peshës së porosisë.
    2. Porositë mbi [20€] mund të përfitojnë transport FALAS brenda qytetit.
    3. Për porositë ndërkombëtare, tarifa e transportit do të kalkulohet automatikisht para përfundimit të porosisë.
  3. DORËZIMI I POROSISË

    1. Klienti duhet të sigurojë që të jetë i pranishëm në adresën e dorëzimit gjatë orarit të caktuar.
    2. Në rast mospranie, kompania do ta kontaktojë klientin për të përcaktuar një orar tjetër dorëzimi ose për të lënë porosinë në një vend të sigurt me lejen e tij.
    3. Klienti është përgjegjës për të kontrolluar gjendjen e paketës në momentin e pranimit.
  4. ANULIMI DHE KTHIMI I TRANSPORTIT

    1. Në rast anulimi të porosisë para dorëzimit, transporti nuk do të tarifohet.
    2. Porositë që janë tashmë në proces dorëzimi nuk mund të anulohen dhe transporti do të faturohet plotësisht.
    3. Në rast kthimi të produktit për arsye valide (produkt i gabuar, i dëmtuar), klienti nuk paguan transportin kthyes.

Produktet më të fundit

Në Viva Fresh Store gjeni gjithmonë produkte të reja e cilësore nga brende të ndryshme. Ushqimore, pije, të freskëta, higjienë, shtëpiake e tekstil – gjithçka që ju nevojitet, në një vend të vetëm.

Pagesa të sigurta

Në Viva Fresh Store, çdo pagesë kryhet përmes platformave të certifikuara, duke garantuar mbrojtje maksimale të të dhënave dhe transaksioneve tuaja. Blini me qetësi – çdo hap është i sigurt.

Transport i shpejtë

Me flotën më të madhe logjistike në rajon, Viva Fresh Store siguron shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe të besueshme – na ta bimë n’derë t’shpisë!